“Çifti Martin”’ ia mësynë Tiranës
Shfaqja e kësaj shfaqjeje në Tiranë është pjesë e vazhdimësisë së bashkëpunimit ndërmjet dy teatrove kombëtare.
“Çifti Martin” është një krijim artistik eksperimental, i ndërtuar në një skenë të vetme (me një tekst prej tri faqesh) të antikomedisë “Këngëtarja Tullace”, të Eugene Ionesco’s. Shfaqja është sajuar në formë të një parodie mbi motivin e ‘rinjohjes’ burrë-grua.
Në shfaqje luajnë aktorët Astrit Kabashi dhe Gresa Pallaska, dhe ajo është realizuar në nëntor të vitit 2008, dhe prej atëherë vazhdon të jetë pjesë e repertorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Ndryshe, “Çifti Martin’ në vitet 2009 dhe 2010 e ka përfaqësuar Kosovën në disa festivale teatrore ndërkombëtare, si Festivali Ndërkombëtar Teatror ‘Incontri Teatrali’, në Lugano (Zvicër); Festivali Teatror Kamertal ‘Risto Shishkov’, në Strumicë (Maqedoni); Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Prishtinë; dhe Festivali i Teatrit Kontemporan Europian ‘Euro-Scene’, në Leipzig (Gjermani).
Gjatë këtij viti, shfaqja pritet të paraqitet edhe në disa festivale tjera ndërkombëtare.