Zaccheroni, trajneri i ri i Juventusit

Alberto Zaccheroni do te jete trajneri i ri i Juventusit, pasi klubi italian ka shkarkuar nga detyra Ciro Ferraren per shkak te rezultateve te dobta ne kete sezon. Ish-trajneri i Milanit dhe Torinos ka firmosur nje kontrate gjashte mujore me klubin bardhezi, i cili duhet te paguaje 350 mije euro deri ne fund te këtij kampionati.
Rezultatet negative te Juventusit ne kete sezon, duke filluar me
eliminimin nga Liga e Kampioneve, daljes nga gara per te fituar
kampionatin dhe se fundmi eliminimi nga Kupa e Italise i kane dhene fund
aventures se Ciro Ferrares te skuadra bardhezi.
Ferrara mori drejtimin e ekipit ne fillim te këtij sezoni, duke bere nje
merkato relativisht te shtrenjte me afrimin e lojtareve si Diego,
Felipe Melo dhe Amauro. Por objektivat e klubit nuk ishin aspak ne
sinkron me ate qe skuadra po jepte ne fushen e lojes nen drejtimin e
Ferrares.
Pas largimin nga Champions dhe zbritjes ne renditjen e Serise A,
Juventus u eliminua nga Kupa e Italise, pasi u mund 2-1 nga Interi.
Megjithese bardhezinjte kaluan te paret ne avantazh me Diegon, Inter
përmbysi gjithcka ne pjesen e dyte, duke konfirmuar edhe nje here krizen
e Juventusit, qe tashme ka larguar nga detyra Ciro Ferraren. Ky i
fundit do t’i lere vendin Zaccheronit, te pakten deri ne fund te
sezonit, pasi drejtuesit e klubit bardhezi kane te tjera projekte per te
ardhmen.
Pritet qe sezonin e ardhshem ne pankinen e Juventusit, te ulet trajneri
spanjoll Rafael Benitez, i cili pritet te largohet nga Liverpuli. Sipas
mediave italiane, presidenti i Juventusit Jean Claud Blanc eshte takuar
me Benitez dhe i ka ofruar atij 3.5 milione euro ne sezon.
Nertan Prifti