Robinjo huazohet tek Santos

Manchester City ka hequr dore nga sulmuesi Robinjo, duke e huazuar ate per gjashte muaj te skuadra braziliane e Santos, ku lojtari u be i famshem, përpara se te transferohej ne fillim te Reali i Madridit dhe me pas te klubi anglez. Robinjo u transferua te City ne vitin 2008, duke thyer edhe rekordin ne Britani per transferimin me te shtrenjte qe kapi vleren 32.5 milione paund.
“Santos do te plotesoje te gjitha pikat e kontrates me Robinjon, i cili
do t’i bashkohet skuadres se re, duke filluar nga dita e shtune ne forme
huazimi per gjashte muaj”, lexohet ne komunikaten per shtyp te klubit
te Manchester City.
Robinjo humbi vendin ne formacion, pasi drejtimin e skuadres angleze e
mori trajneri Roberto Manchini. Ky i fundit ka bere te ditur se
futbollistit braziliani duhet te luaje rregullisht. “Robinjo eshte nga
ata lojtare qe kane nevoje te luajne ne vazhdimesi, per kete arsye
mendoj se periudha e huazimit do t’i beje shume mire”, ka thene tekniku
italian.
Nderkohe, Robinjo me transferimin te Santos kërkon te rifitoje vendin ne
kombëtaren e Brazilit, me te cilen arriti te fitonte Kupen e
Konfederatave vitin e shkuar.
Nertan Prifti
< I mëparshmi