E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mutu premton shumë gola

Adrian Mutu është transferuar në Francë, përkatësisht në ekipin Ajaccio, pas eksperiencës së shkurtër që e pati në Cesena, e cila ra në Serie B.

Sulmuesi rumun ka premtuar gola, duke insistuar se do të shënojë më shumë se Zlatan Ibrahimovic, që këtë verë iu bashkua PSG-së.

“Jam i lumtur që kam ardhur këtu, në Jug, një rajon të cilin e përshkruan pasioni dhe kultura. Nuk kam ardhur këtu për ta mbyllur karrierën. Në fund të sezonit do të shënoj më shumë se Ibrahimovic”, deklaroi ish futbollisti i Interit, Juventusit, Fiorentinës e Parmës, në konferencën për shtyp të cilën e mbajti të martën mbrëma.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›