E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berbatov në Fiorentinë

Dimitar Berbatov është lojtar i ri i Fiorentinës. Sulmuesi bullgar ka udhëtuar të mërkurën për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe për ta nënshkruar kontratën e cila do ta lidh atë me klubin Viola për dy vjetët e ardhshëm, me opsion të vazhdimit edhe për një vit tjetër.

“Fiorentina e ka arritur marrëveshjen me Dimitar dhe zyrtarizimi do të arrijë shumë shpejt”, ka thënë një zë i afërt me klubin nga Firenze.

Përfaqësuesi bullgar nuk bënte pjesë në planet e menaxherit të Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, pas transferimit në Old Trafford të Robin Van Persiet nga Arsenali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›