E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho e liron Carvalhon

Jose Mourinho insiston se Ricardo Carvalho nuk ka të ardhme në Real Madrid, duke e këshilluar bashkëkombësin e tij të largohet.

Qendërmbrojtësi portugez i ishte bashkuar ekipit nga Santiago Bernabeu nga Chelsea në verën e vitit 2010 dhe shpejt u bë lojtar i rëndësishëm i ekipit të parë. Sidoqoftë, 34 vjeçari e humbi vendin në përbërjen e parë pas lëndimeve të sezonit të shkuar.

“Ricardo nuk është pjesë e planeve tona për sezonin tjetër. I përket atij të vendos se çka të bëjë, të shkojë në një ekip ku mund të luajë, apo të rrijë tek ne, ku nuk e ka vendin e garantuar. Ai është lojtar kualitativ dhe ka disa oferta”, theksoi trajneri portugez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›