Shqipëri-Itali, shkëmbim vlerash muzikore
Një binjakëzim i rëndësishëm mes Shqipërisë e Italisë, kështu e kanë quajtur bashkëpunimin muzikor, i cili do të kryhet zyrtarisht sot në Konservatorin Cantelli të Novara-s. Në këtë takim do të marrin pjesë personalitete të qytetit, ndërsa nuk do të mungojë edhe rektori i Akademisë së Arteve të Tiranës, Petrit Malaj.
Takimi i sotëm do të kryesohet prej presidentit të Konservatorit Carlo Cigolotti dhe drejtori Ettore Borri. Më pas, programi do të vijojë me një koncert. Ky binjakëzim është cilësuar si i rëndësishëm prej mediave italiane, duke e konsideruar Akademinë e Arteve të Shqipërisë si një trashëgimtare të shkollës ruse, mbi të gjitha porsa i përket degës së pianos dhe violinës. Qëllimi i këtij binjakëzimi kryhet për një përmirësim të mëtejshëm të njohurive të studentëve, si shkëmbim i vlefshëm eksperiencash mes dy institucioneve të artit.