E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëna e Klenti Banos e mëson ekstradimin nga SHBA-ja

Ajo nuk ka mundur ta gëzojë lajmin e ekstradimit të vrasësit të djalit të saj, Klenti Bano, oficer policie nga Shqipëria, por nga SHBA-ja. Prej pesë ditësh ajo nuk ndodhet në Shqipëri, por ka shkuar pranë djalit tjetër në Amerikë, bashkë me fëmijët e tij. Fqinjët e saj tregojnë se sapo kishin mësuar lajmin për ekstradimin e Bares, ishin kujtuar për plaken Kate Bano, e cila jetonte e vetme në katin e katërt të një pallati në rrugën "Don Bosko". Ajo jetonte pikërisht në pallatin ku rreth katër vite më parë u gjet i vrarë me eksploziv një person, që dyshohet se ishte anëtar i bandës dhe kishte shkuar për të vënë eksploziv në banesën e një prej drejtuesve të policisë. Madje, që në atë kohë, Kate Bano jetonte me frikë, që vihet re edhe nga fqinjët, të cilët frikësohen kur pyesin njerëzit për këtë grua.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›