E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policët festojnë për ekstradimin

Efektivat e Policisë së Lushnjës kanë festuar ekstradimin nga Turqia të Aldo Bares. Ashtu si edhe tre vjet më parë, pas arrestimit të tij, edhe dje për policinë lokale ka qenë një festë e vërtetë. Burime nga Komisariati i Policisë së Lushnjës pohojnë për gazetën se me rastin e ekstradimit të Alfred Shkurtit drejtues të komisariatit, drejtorisë së policisë dhe të tjerë oficerë të lartë që kanë punuar me dosjen e Aldo Bares, kanë drekuar, duke i lejuar vetes edhe ndonjë gotë më tepër. Motiv i festës së policisë ka qenë dhënia fund e një historie, e cila vuri në diskutim shtetin dhe një nga autoritetet më kryesore të tij, policinë. Gjatë aktivitetit të Bandës së Lushnjës, policia lokale kishte humbur funksionin dhe gjithçka kontrollohej nga anëtarët e bandës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›