E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pandiani në Espanyol

Nga Express më 02 shtator 2011 në ora 13:20

Espanyol ka kthyer për aventurën e dytë sulmuesin veteran Walter Pandiani.

Klubi nga La Liga ka njoftuar se Pandiani, 35 vjeq nënshkroi kontratë njëvjeçare. Pandiani erdhi si zëvendësim për sulmuesin Oablo Osvaldo i cili së fundmi u transferua në Romë.

Pandiani luajti për Espanyolin nga 2005-07 ndërsa në të kaluarën është paraqitur edhe në Deportivo La Coruna, Mallorca, Birmingham City dhe së fundmi Osasuna.

Përveç tij, Espanyol gjatë afatit kalimtar të verës transferoi edhe mesfushorin Christian Koffi dhe sulmuesin Vladimir Weiss.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›