E Diel, 1 Nëntor 2026

Muzeu i diktaturës, ministria çel fondin

 

SHKODER – Muzeu i Krimeve të Komunizmit pritet që shumë shpejt të hapë dyert për vizitorët. Kjo falë akordimit të shumës prej 57 milionë lekësh të akorduar për ngritjen e tij nga ana e Ministrisë së Kulturës. Sipas drejtoreshës së Zyrës së Urbanistikës, Aida Shllaku, projekti është gati dhe pritet kryerja e procedurave të tenderit për firmën që do të realizojë ndërtimin. Muzeu do të ngrihet pranë ish-degës së Brendshme të Shkodrës dhe parashikohet të ruhet autenticiteti i godinës ekzistuese. Brenda godinës ndodhen akoma shkrime apo gjurmë të lëna nga ish të burgosurit e torturuar aty gjatë kohës së diktaturës, mes të cilëve dhe At Zef Pllumbi. Në këtë muze do të publikohen fakte e fotografi nga vuajtjet e qindra të burgosurve e të internuarve gjatë sistemit komunist. r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›