E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik droge me mushkë, 2 në kërkim

 

GJIROKASTER – Dy persona ende të panjohur kanë tentuar të kalojnë drejt Greqisë 50 kg marijuanë, ngarkuar në një mushkë. Por, pasi pikasën policinë ata e braktisën kafshën bashkë me drogën, duke ikur në drejtim të paditur. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së enjtes mbi Libohovë, në vendin e quajtur Revani. Shërbimet policore konstatuan dy persona, të cilët po transportonin dy çanta të mëdha shpine të ngarkuara në një mushkë. Drejtimi i tyre ishte në pjesën juglindore të Libohovës, me synim mbërritjen në kufirin e gjelbër. Në momentin që shërbimet policore i kanë bërë thirrje për të ndaluar dy të panjohurve, këta të fundit duke përfituar nga errësira e plotë si dhe terreni mjaft i vështirë, braktisën mushkën së bashku me ngarkesën dhe u larguan me shpejtësi. Policia tha se janë identifikuar trafikantët, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur emrat e tyre. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›