Muzika e Cobainit nuk është e përshtatshme për reklama
Muzika e këngëtarit Kurt Kobein, i cili pati një fund tragjik, nuk konsiderohet e përshtatshme për reklamuesit dhe producentët e Hollivudit, sepse janë të paktë ata që paguajnë për të shfrytëzuar muzikën e tij nëpër reklama dhe seriale televizive.
Në vitin 2006, kompania “Primary Wave Music Publishing” ka blerë 50 për qind të katalogut të Kobein, nga e veja e tij Kortni Lov, për një vlerë prej 50 milionë dollarësh, mirëpo ata nuk kanë arritur t’i fitojnë paratë e shpenzuara. Faqja e biznesit njofton se planet për përdorimin e këngëve të “Nirvana-s” në reklama televizive, video-lojëra, filma dhe fushata të ndryshme reklamuese kanë dështuar, më shumë për faktin se kompania “Primary Wave” kërkon shumë para për të mbuluar investimin e vet, ndërsa kompanitë tjera nuk mendojnë se ia vlen të paguhet shumë kjo muzikë.
21 Mars 2009