E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedofili ne tekstet e klases III

Nje tekst i dyshimte per nje pasion gjithashtu te dyshimte / Teksti i habitshem ne librin e Gjuhes per klasat e treta flet per nje bamires anglez qe fiksohet me nje vogelushe jetime shqiptare 8-vjecare dhe lahen bashke ne liqenin e Shkodres


Nje tregim qe ka shqetesuar prinderit. Mbrohen autoret shte humanizem...


Shqetesimi i pare ka ardhur nga nje grup prinderish qe u paraqiten dy jave me pare ne redaksine e Shekullit me nje tekst te Gjuhes Shqipe ne dore botim shkollor per klasat e treta.


Nje prej tyre na kishte shkruar nje dite me pare nje e-mail per nje tekst me titullin Tregim per Jehonen e Vogel ku mes te tjerash shkruante ...Mua si prind nuk me le asnje shije te mire e gjithe kjo histori... Minimalisht nuk eshte aspak nje histori qe ka vlera edukuese e qe e meriton te vendoset ne nje tekst shkollor.


Nuk po ndalem ne ate qe dallohen shkelje rregulloresh qe nuk jane te ligjshme per tu aplikuar ne Shtepine e Femijes etj. por ne kete tekst femijet lexojne dhe mesojne se eshte normale te dalesh andej-kendej me nje te rritur nderkohe qe ne u mesojme femijeve tane te kunderten dhe sesi shoqerimi me te huaj zakonisht behet kur prezent eshte edhe nje anetar i familjes ose ne rastin e nje jetimi sigurisht dikush nga mbikeqyresit ligjor...
Ne fakt teksti eshte se paku i habitshem ne shume pika.


E ndoshta jo vetem kaq... Flitet per nje burre anglez qe sjell ndihma humanitare por qe i ka ngelur keq ne mendje Jehona nje jetime shqiptare me kacurrela te zeza dhe me sy bojekafe.... Me poshte ai thote qe cdo here qe vinte ne Shqiperi nje nga gezimet e tij ishte takimi me Jehonen madje i ka numeruar 19 heret qe eshte takuar me vogelushen...


E pak me poshte burri dhe vajza 8 vjece shkojne bashke te lahen ne liqenin e Shkodres . Aty ky burre i huaj thote se ndjeu nje dashuri te madhe... dhe e mbyll me sigurine qe te dy e dime mire se cka ne zemren e secilit...


Ne folem gjate ketyre diteve me shume njerez lidhur me kete tekst. Me vete autoret e librit ne tekst thuhet se Tregimi i Jehones eshte marre nga nje reviste per femije pastaj me prinder te huaj qe jetojne ne Tirane per te pare si e shihnin ata kete tekst me pedagoge dhe autore tekstesh me drejtues te Shtepise se Femijes me psikologe etj. Mendimet e tyre jane ne kete faqe. Shumica e tyre dhe redaksia mendojne qe nje tekst i tille eshte shqetesues dhe duhet hequr nga tekstet shkollore te cilat sigurisht duhet te kene nje nivel shume me te larte vigjilence ne raste te tilla.


JA TEKSTI I LIBRIT T GJUHS PR KLASAT E TRETA

Tregim per Jehonen e vogel


...Ne Shqiperi kam ardhur disa here si punonjes britanik i ndihmave humanitare. Heren e trete erdha me nje ekip mjekesh angleze. Plani yne ishte qe te mjekonim disa femije nga Shtepia e Femijes ne spitalin e madh te Tiranes.


Keta femije vuanin nga semundje te ndryshme. Ata u operuan prej doktor Sokolit nga Tirana dhe nje doktori nga Londra. Tre muaj me pas kur u ktheva ne Shtepine e Femijes pashe se te gjithe femijet e kishin marre veten per mrekulli.


Gjate kesaj vizite une u njoha me Jehonen. Ajo ishte kater vjece me kacurrela te zeza dhe me sy bojekafe. Mendova se ajo ishte vogelushja me e bukur shqiptare qe kisha pare.


do here qe vija ne Shqiperi per te sjelle ndihma humanitare nje nga gezimet e mia ishte takimi me Jehonen. Ne fillim Jehona merzitej shume kur une ikja por pak nga pak filloi te mesohej. Tani ajo eshte tete vjece dhe une e kam takuar nentembedhjete here. Ne udhetimin tim te fundit une dhe Jehona dolem se bashku shetitje. Ishte nje dite e bukur vere dhe ne shkuam ne liqenin e Shkodres per te notuar.


- A di not - e pyeta. - Sigurisht qe di - mu pergjigj - perderisa jam nga Shkodra. Une dyshova dhe kisha te drejte.


Ajo nuk dinte not dhe rrinte ne vendin e ceket te bregut po une nuk e ngacmova. E lashe te kenaqej me ujin e liqenit. Me pas hengrem dreke me peshk ne nje anije qe ishte restorant lundrues. Nuk mund ta merrni me mend shendin e saj kur po hanim dreke ne anije Ne mbremje u kthyem ne Shtepine e Femijes.


Kur pashe syte e saj te medhenj bojekafe te perlotur ndjeva nje dashuri te madhe per kete vajze shqiptare pa prinder. Ajo me buzeqeshi embel duke e ditur se une do te kthehesha perseri. Dhe vertet ashtu do te bej. Miqesia midis meje dhe kesaj vajze jetime nga Shkodra tani eshte forcuar me teper se kurre. Ndonese asnjeri prej nesh nuk e flet gjuhen e tjetrit te dy e dime mire se cka ne zemren e secilit...


Shtepia e Femijes Nuk eshte normale


E pyetur se cili ishte opinion i saj ne lidhje me kete tekst shkollor Drejtoresha e Shtepise se Femijes Zyber Hallulli Drita Mandreja shprehet se Nje nga trembedhjete standardet qe ne duhet te plotesojme si institucion eshte edhe ai i sigurise.


Dhe sipas ketij standardi nuk mund te ndodhi ne realitet qe nje individ i caktuar ose me sakte nje maxhoren si ne tregimin qe rrefehet ne kete tekst shkollor me shtetesi te huaj apo jo te marre qofte per nje shetitje te vetme nje femije ne qofte se ai nuk ka lidhje farefisnore me te. Dhe nese kjo ndodh nuk mund te realizohet pa mbikeqyrjen e edukatoreve kujdestareve apo pjesetare te tjere te stafit.


Ekziston nje formular per largimin me femijes se aprovuar nga Sherbimi Social Shteteror dhe qe plotesohet per rastet e largimet me leje pa mbikeqyrje te stafit perkujdeses vetem kur ky individ ka lidhje farefisnore me femijen. Ne keto raste ai duhet te plotesoje kete formular ne te cilin merren te dhenat e ketij individi numri i kartes se identitetit dhe i pasaportes si dhe numri i tij i telefonit.

Psikologja Mesazh i paqarte per femijet

E pyetur ne lidhje me kete tekst mesimor te klases se trete psikologja Artemisi Shehu pedagoge ne Degen e Psikologjise prane Fakultetit te Shkencave Sociale jep kete opinion


Une nuk e di se cili eshte qellimi i vertete i autorit te ketij teksti dhe nuk mund te paragjykoj per arsyen e vertete qe pse e kane zgjedhur kete pjese. Nese e lexon si histori pyetja eshte se cfare mesazhi do te transmetoje autori i ketij teksti. Mendoj se rregulla kryesore e gramatikes sintakses dhe e gjuhes shqipe eshte qe permes tregimit te transmetoje nje vlere edukative.


Kam pershtypjen se nje femije i klases se trete mund te keqkuptoje vleren apo mesazhin e ketij tregimi. Nje femije 8-9 vjecar mund te aludoje qe nuk ka problem qe te krijoje nje marredhenie me nje te panjohur ose pak te njohur dhe mbi te gjitha te nje marredhenie qe jepet e paqarte sepse ne tekst nuk percaktohet se cili eshte thelbi apo perfundimi i kesaj marredhenie.


Pjesa mbyllese e tregimit Te dy e dime mire se cka ne zemren e njeri-tjetrit nuk percakton se cfare lloj ndjenje kishte lindur midis ketij punonjesi dhe vajzes tetevjecare A eshte ndjenje afeksioni dhembshurie ngushellimi...


Teksti nuk na e shpjegon kete. Nga ana tjeter ideja qe i krijohet ketij target grupi ose grupi te caktuar si ai i femijeve te braktisur dhe jetime eshte se ata mund te atashohen ne menyre te cuditshme te cdokush qe i afrohet atyre per tu permbushur nje nevoje.


Si perfundim nuk mendoj se ky tekst mund tu transmetoje nje vlere edukative nje femije te klases se trete perkundrazi te le ne mjegulline se cili eshte mesazhi i tij i vertete. Nderkohe qe misioni i tekstit te gjuhes shqipe eshte te transmetoje mesazhe te qarta ku femijet te mesojne rregullat e gjuhes.


fare mendon nje prind i huaj qe jeton ne Shqiperi


Marta Onorato eshte italiane martuar me shtetas shqiptar ish-punonjese e organizatave nderkombetare qe veprojne ne Shqiperi.


Ajo ka dy femije te vegjel dhe jeton e punon ne Tirane prej vitesh. Ia dhame Martes tekstin me qellimin per te paralelizuar mendimet e nje prindi shqiptar me ato te nje prindi te huaj. Ja reagimi i Martes per tekstin


...Nje tekst i tille ne menyre te vecante i publikuar ne nje liber per femije nuk ka si te mos cudise nje prind qe e lexon. Ideja e pare qe te vjen ne mend eshte vulnerabiliteti i Jehones se vogel jo thjesht si femije por dhe si e privuar nga mbrojtja e prinderve.


Nuk perjashtoj qe punonjesi i huaj mund te jete nje njeri i mire me shpirt humanitar dhe ndjenja fisnike ne lidhje me vogelushen. Por pyetja e pare qe me lind si prind eshte A do ta lejoja une vajzen time te kalonte larg nga shtepia nje dite te tere me nje burre Pa asnje dyshim jo kurre.


Nje femije sidomos ne rastin ne fjale qe ka nevoje per afeksion dhe per gjera te bukura si cdo femije tjeter eshte sigurisht nje i tille mjaft i ekspozuar ndaj rreziqeve dhe abuzimeve nga ai qe mund te ia permbush keto kerkesa te natyrshme shpirterore apo materiale.


Por duhet te dime gjithashtu qe pedofilia eshte nje fenomen real per te cilin duhet te jemi te gjithe te ndergjegjshem. Kronikat e ndryshme kombetare apo nderkombetare jane te mbushura me raste abuzimesh ndaj minoreve deri edhe nga familjare miq apo dhe edukatore.


Detyra kryesore e nje prindi apo e institucioneve kur prinderit mungojne eshte ajo e mbrojtjes se femijeve dhe parandalimit te abuzimeve te mundshme. Nje institucion i tille si Shtepia e femijes per te cilin flitet ne tekst nuk duhet ti prezantoje femijet perballe rreziqesh te tille.


Pyetja e dyte qe me vjen ne mend eshte a eshte nje femije i moshes 8 vjec i afte te lexoje ne menyre kritike nje tekst te tille


Rreziku me i madh qendron ne faktin se lexuesi i vogel i njesuar me bashkemoshataren e tij te tekstit do te shikoje tek punonjesi i huaj heroin e tij te afte te krijoje dhe dhuroje ngjarje speciale. Teksti e ambienton femijen me idene se nje adult i huaj per te mund te behet miku i tij shoqeruesi i tij duke e bere keshtu te pambrojtur perballe qellimesh te keqija.


Natyrisht nuk jam e mendimit se nje femije duhet rritur i ushqyer me ndjenjen e frikes dhe refuzimit ndaj botes se te rriturve por kujdesi mbetet nje virtyt qe duhet mesuar qysh ne vegjeli. Ujku megjithate ekziston dhe detyra jone si prinder eshte qe ti bejme te kuptojne femijet tane se jo rralle pertej putrave te bardha dhe nje zeri te embel fshihet dicka tjeter.


Si perfundim jam e mendimit se institucionet kompetente duhet te tregohen me te vemendshme ndaj teksteve te perfshira ne librat e leximit duke synuar qe ti ambientojne femijet keta lexues te vegjel ne perputhje me moshen me kontekstin social ne te cilin jetojme...


Autoret shte humanizem por do ta heqim ne ribotim


Rita Petro dhe Natasha Pepivani dy autoret veterane te shume teksteve shkollore ndihen te befasuara qe teksti i perzgjedhur nga ato mund te merret me te tille kuptim. Shtepia jone botuese Albas eshte lider ne botimet shkollore.


Tekstet rishihen dhe kontrollohen gjithashtu cdo vit. Ka 4 vjet qe ky tekst lexohet ne cdo shkolle dhe nuk i ka shkuar ne mend askujt leximi ne kete menyre. shte pare ne Ministri e ka lexuar cdo prind dhe mesues dhe nuk eshte ankuar asnje - thote Rita Petro.


Ne mbrojtje te kesaj ideje vihet natyrshem edhe bashkeautorja Natasha Pepivani. Nje tekst mund te interpretohet ne menyra te ndryshme. Po te kerkosh nentekste gjen lloj-lloj por ky behet problem i atij se me cfare syri i sheh gjerat. Por me duket e padrejte qe nje tekst qe percjell humanizem te perkapet si pedofili - thote ajo.


Nese diskuton me to mbi takimet e memorizuara saktesisht ne nentembedhjete here te punonjesit britanik dhe Jehones se vogel ikjen e nje femije jetim me nje te rritur vetem larg qytetit nga liqeni etj. ajo shpjegon se numri nentembedhjete eshte perdorur per te fiksuar te femijet me mire numrat e gjate dhe te veshtire. Konkretisht sipas Petros punonjesi britanik ne tregimin dokumentar vetem eshte kujdesur per vajzen me humanizem.


I pyesim autoret se pse ky tekst eshte marre nga nje reviste sic shkruhet dhe a nuk u ka tingelluar keq statusi i personazhit kur dihet konteksti i organizates se britanikut David Brown akuzuar dhe denuar nga gjykata shqiptare per raste pedofilie me femije jetime dhe te braktisur. Natasha Pepivani e mohon kategorikisht pasi ajo ka punuar ne Ministrine e Punes dhe ka pasur rastin ta njohe mire David Brown...


Ne e kemi si strategji qe ne tekste te fusim edhe shkrime gazetash revistash per femije per ta bere librin te larmishem. Edhe nga shoqatat humanitare qe kane punuar ne Shqiperi. Ndaj e kemi perzgjedhur. Tekstet tona nuk jane te pagabueshme por 99 peshojne nga vlerat dhe 1 nga gabimet.


Ky eshte nje rast i shkeputur - thote Natasha Pepivani e cila bashke me Rita Petron kane te drejte te nderhyjne ne 15 te tekstit.


Ta dinim qe do te lexohej ne kete menyre do ta kishim bere jo punonjesi britanik por punonjesja britanike dhe skrijohej asnje dyshim - thote Rita Petro. E vec kesaj ato tregohen te gatshme qe vitin tjeter qofte dhe per nje verejtje te vetme ta ndryshojne tekstin e kundershtuar.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›