Myftiu Tërnava aplikon për statusin e veteranit të UÇK-së

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava dhe disa bashkëpunëtorë të tij kanë aplikuar për statusin e veteranit të UÇK-së, megjthëse siç shkruan “Koha ditore”, nuk kanë bërë as “bam” në luftë!
Por myftiu Tërnava, si kontribut në luftë ka përmendur disa mijëra marka e ndihma ushqimore dhe sanitare për refugjatët shqiptarë në zona të ndryshme të luftës. Sipas myftiut, kjo është e mjaftueshme për të marrë statusin e veteranit të luftës.
Tërnava pohon se ka lobuar për të marrë statusin, dhe se ka takuar kryetarin e Komisionit për verifikimin e veteranëve të UÇK-së, Agim Çeku. Myftiu pohon se eprorë ka pasur Sylejman Selimin, Sami Lushtakun, Rrustem Mustafën, Kadri Kastratin etj. Këtë kontribut e ka dhënë nga 6 marsi 1998 deri më 13 qershor 1999.
Në atë periudhë kryetar i Bashkësisë islame ka qenë Rexhep Boja, i cili i ka këshilluar kolegët e tij hoxhallarë që të mos bëjnë një gjë të tillë.
Por sikur Tërnava për veteran ka aplikuar edhe kryeimami Sabri Bajgora, si dhe komplet kryesia./Indeksonline/