E Diel, 1 Nëntor 2026

Pango çon statutin në gjykatë

Ministri i MTKRS, Ylli Pango, e ka firmosur statutin e FSHF dhe e ka dërguar dje në Gjykatën e Tiranës, por procedurat për regjistrimin e tij mund të zgjasin edhe për një javë tjetër dhe më pas FIFA heq pezullimin.

 Vështirë se polakët do të prisnin kaq shumë kohë për të siguruar një kundërshtar për skuadrën e tyre përfaqësuese. “Përfaqësuesit tanë ligjorë kanë çuar prej disa ditësh statutin për regjistrim në gjykatë, por aty ka disa procedura, të cilat duhen respektuar dhe unë kam përshtypjen se ato do të zgjasin edhe rreth një javë tjetër deri sa statuti të regjistrohet. Megjithatë, ne shpresojmë që kjo të bëhet sa më shpejt me qëllim që të mund të mbajmë gjallë shpresat për miqësoren me Poloninë”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i FSHF.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›