Bello: Kryeministri të lirojë nga detyra personat e akuzuar
TIRANE - Deputeti socialist Marko Bello i kërkoi dje kryeministrit Berisha të shkarkojë nga detyrat shtetërore të gjithë të akuzuarit e dosjes së Remzi Hoxhës.
Prokuroria ka shpallur si të pandehur 4 ish-drejtues dhe punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar përkatësisht Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Budion Meçe, që akuzohen për zhdukjen e biznesmenit shqiptar nga Maqedonia Remzi Hoxha, rrëmbimin dhe torturimin e të paktën 2 shtetasve të tjerë Zisi Kristopulli dhe Avdyl Loshaj. “PS kërkon shkarkimin nga detyra të gjithë personave përgjegjës, thellimin e hetimeve dhe dërgimin përpara drejtësisë edhe të ish-shefit famëkeq të SHIK-ut, Bashkim Gazidede, për të zbardhur përfundimisht këtë krim të pastër shtetëror sikurse i kërkojmë Prokurorisë së Përgjithshëm të mos tërhiqet nga një presion politik për të dënuar të gjithë shkaktarët e tragjedisë së Gërdecit”, u shpreh Bello.