“Taçi Oil”gati të blejë Livornon
Media italiane konfirmon lajmin e publikuar në “Panorama Sport” pak ditë më parë se kompania “Taçi Oil” është duke blerë aksionet kryesore të një skuadre të Serisë A.
Lajmin e ka bërë të ditur calciomercato.com, ku thuhet se presidenti i Livornos, Aldo Spineli, është drejt largimit nga ky klub dhe se shumë shpejt aksionet e tij mund t’i blejë menaxheri i përgjithshëm i “Taçi Oil”, Rezart Taçi. Sipas të njëjtit burim, bëhet e ditur gjithashtu se kompania shqiptare është në tratativa edhe me Kaljarin, por me shumë mundësi do të blejë aksione te skuadra e Livornos, për shkak se në këtë qytet, “Taçi Oil” ka disa depozita importi të karburantit që tregton. I menjëhershëm ka qenë reagimi i tifozëve të Livornos, të cilët e kanë cilësuar si lajm të mirë.