Lorik Cana, në ndeshjen e yjeve
Mesfushori shqiptar i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana luajti që nga minuta e parë në ndeshjen e djeshme të bamirësisë, e organizuar nga Fabio Selestini.
Ky i fundit e ka organizuar këtë ndeshje me qëllim që të mbledhë fonde për fondacionin e tij bamirës “4-4-2”, i cili u vjen në ndihmë fëmijëve në nevojë. Në këtë ndeshje luajtën të përzgjedhurit e Selestinit ose ndryshe “4-4-2” kundër ish-yjeve të Marsejës dhe lojtarë aktualë të këtij ekipi, si Lorik Cana apo Budvain Zenden. Mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe njëkohësisht kapiteni i Marsejës e nisi që nga minuta e parë këtë takim dhe luajti gjatë gjithë kohës. Atë ndeshje e fitoi skuadra e udhëhequr nga Selestini me rezultatin e thellë 10-5.