E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mynih, lideri i U2 aksident në prova, anullohen 2 koncerte

MYNIH- Lideri i grupit të famshëm U2, Bono Voks është shtruar me urgjencë në një spital të Mynihut, ku I është nënshtruar një ndërhyrej kirurgjike në shtyllën kurrizore pas një aksidenti gjatë provave muzikore. Këngëtari 50-vjecar po bënte prova për turin botëror 360 gradë, që banda muzikore pritet të nisë në 3 korrik.

Por menjëherë pas kësaj ngjarje, menaxheri i grupit informoi fansat përmes ëebsajtit zyrtar, se data e parë e turnout në Sotlejk Siti, me siguri do të anullohet. Madje ka dyshime edhe për koncertin që kuarteti do të mbante në festivalin e Glastonbërit në Angli, në 25 gusht.

Bono aktualisht është nën kurat e neokirurgut Joerg Tom, në një klinikë të specializuar gjermane. Një zëdhënës i kësaj të fundit tha se artisti do të qëndrojë në kujdesin mjekësor për disa ditë dhe më pas do të transferohet në shtëpinë e tij në Irlandë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›