"Arakne Mediterranea", interpretoi sot për publikun shqiptar
TIRANE- Në kuadër të aktiviteteve, "Përtej detit, Shqipëria-Pulja: dy popuj, një miqësi" mbrëmjen e kësaj të premte ka interpretuar për publikun në Akademinë e Arteve ansambli folklorik italian "Arakne Mediterranea".
Ky ansambël ka mbi dy dekada që interpreton brenda territorit të Salentos në vendin fqinj. Ansambli i përbërë nga artistë që duan të mbajnë gjallë dhe të prezantojnë në vende të ndryshme traditën e tyre, vallet dhe kostumet popullore të rajonit të Pulias kanë krijuar atmosferë përmes një spektakli muzikor për artdashësin.
Instrumenti i tambures, kitares, organos, violinës, flautës kanë qenë bashkë në sinkroni në këtë rrugëtim artistik plot emocion dhe harmoni tingujsh në Akademinë e Arteve.
(m.a/News24/BalkanWeb)