E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myslimanet kerkojne doreheqjen e shefit te policise te Nju Jorkut

Paraqitja e nje filmi antimysliman per afro nje mije e 500 oficere policie ka shkaktuar thirrjet per doreheqjen e komisionerit te policise se Nju Jorkut. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Peter Fedynsky njofton

Nje koalicion i organizatave myslimane po ben thirrje per doreheqjen e komisionerit te policise Ray Kelly. Kelly shfaqet ne dokumentarin e debatueshem Xhihadi i Trete qe eshte promovuar gjeresisht ne Youtube. Filmi i paraqet edhe myslimanet e thjeshte si te dyshuar ne fushaten e islamisteve radikale per te shkaterruar civilizimin perendimor dhe per te marre nen kontroll Shtetet e Bashkuara.

Aktualisht rreth 18 per qind e te burgosurve ne shtetin e Nju Jorkut jane islamike.

Zyrtaret e policise fillimisht mohuan te kishin perdorur filmin ne sesione trejnimi. Por nje kerkese per lirine e informimit nxorri ne pah dokumenta qe konfirmonin nje perdorim te tille. Kelly ka kerkuar falje dhe gezon mbeshtetjen e Kryetarit te Bashkise Michael Bloomberg.

Komisioneri Kelly nuk duhet te jape doreheqjen. Mendoj se eshte e drejte te thuhet se eshte disi e turpshme qe u be ky film.

Veprimtaret thone se duhen marre masa dhe jo te kerkohet ndjese dhe para se gjithash doreheqjen ose shkarkimin e zotit Kelly. Shahid Farooqi perfaqeson Rrethin Islamik te Amerikes se Veriut nje organizate e perbere kryesisht nga myslimane te vendeve te Azise Jugore.

Se dyti duhet bere nje hetim i pavarur. Se treti duhen respektuar anetaret e komunitetit mysliman.

Xhihadi i Trete eshte i mbushur me pamje te dhunes myslimane shoqeruar nga retorike dhe muzike kercenuese. Producente ishin organizata konservatore Fondi Clarion dhe u shfaq here pas here ne tre mujorin e fundit te vitit 2010 ne kuadrin e sesioneve te trajnimit per policine kunder terrorizmit. Aktivistet myslimane thone se dokumentari ka helmuar mendjet e oficereve te policise se Nju Jorkut. Ata kerkojne qe keta police te ritrajnohen.

Nje debat i meparshem lidhur me mbikqyrjen e komunitetit mysliman te Nju Jorkut po ashtu shkaktoi protesta si edhe nje bojkotim nga disa klerike myslimane te mengjesit te pervitshem te lutjeve te organizuar nga kryetari i Bashkise se Nju Jorkut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›