Procesi i zhvillimit te zgjedhjeve presidenciale ne Shtetet e Bashkuara

Procesi i zgjedhjes se zyrtareve ne nivele lokale dhe kombetare ne Shtetet e Bashkuara fillon me regjistrimin e votuesve qe marrin pjese ne zgjedhje. Materiali ne vazhdim trajton pikerisht kete proces te regjistrimit dhe shpjegon se pse partite politike dhe grupe te tjera e konsiderojne ate si nje pjese thelbesore te strategjive te tyre.
do amerikan nga mosha 18 vjecare pervec disa rasteve gezon te drejten e votes. Ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2008 63.4 perqind e njerezve me te drejte vote moren pjese ne proces. I gjithe procesi filloi me regjistrimin e votuesve.
Ndryshe nga vendet e tjera ne Amerike qeveria federale nuk eshte rregullatori i zgjedhjeve. Nderkohe qe e drejta per te votuar garantohet me kushtetute dhe mosha minimale eshte percaktuar me ligj federal jane te 50 shtetet qe percaktojne rregullat e regjistrimit.
Ne disa shtete njerezit mund te regjistrohen ne diten e zgjedhjeve. Ne shtete te tjera regjistrimi mbyllet 15 ose 30 dite para zgjedhjeve. Shtetet po ashtu kane rregulla te ndryshme ne baze te vendbanimit qe percakton regjistrimin atje.
Dy partite kryesore amerikane demokratet dhe republikanet punojne per te zgjeruar bazen dhe influencuar regjistrimin e votuesve.
Zyrtarja e Partise Demokrate Ina Taylor nga shteti i Merilandit thote se gjetja e njerezve te rinj eshte po aq e rendesishme sa edhe mobilizimi i bazes ne diten e zgjedhjeve.
shte thelbesore per ne qe te shkojme dere me dere dhe ti regjistrojme ata dhe ti bejme gati per votime.
Zyrtari republikan ne kete shtet Fred Fleischman thote se regjistrimi eshte pjese thelbesore per fitimin dhe ruajtjen e pushtetit politik per te dy partite politike.
Ne shtetin e Merilandit ku republikanet jane pakice eshte kritike per ne te regjistrojme sa me shume votues qe te kemi mbeshtetje te mjaftueshme per te konkuruar me partine demokrate.
Ne disa shtete votuesit regjistrohen si pjestare te nje partie dhe ne disa shtete jo. Por njerezit ne cdo shtet mund te regjistrohen si te pavarur. Ne disa shtete anetaresimi partiak eshte i domosdoshem per te marre pjese ne votimet paraprake qe percaktojne kandidatin e seciles parti ne zgjedhjet e pergjithshme. Por ne shtete te tjera te pavarurit mund te marrin pjese.
Regjistrimi i votuesve nxitet po ashtu nga grupe te tilla si ato te pakicave raciale dhe etnike. Kjo per te siguruar qe zyrtaret e zgjedhur te dine shqetesimet e tyre dhe te reagojne. Zebediah Daniels ne shtetin e Ohios sapo eshte regjistruar per te votuar.
shte e rendesishme sidomos per mua qe jam afrikano-amerikan. Njerezit tane luftuan per kete dhe eshte e rendesishme qe ne te votojme sepse eshte nje privilegj shume i madh.
Nje ligj federal i miratuar ne vitin 1995 mundeson qe njerezit qe pajisen me lejen e makines te regjistrohen per te votuar. Nje numer shtetesh tani i lejojne votuesit te regjistrohen permes internetit. Perkrahesit thone se kjo eshte nje menyre tjeter per te shtuar pjesmarrjen ne procesin zgjedhor cka e ben Ameriken nje vend demokratik.