Skela mbyll aventurën tek Energy Cotbus

Ervin Skela ka mbyllur përfundimisht aventurën tek Energi Kotbuz. Pas rënies së skuadrës në Bundesligën II, fantazisti shqiptar ka vendosur të shqyrtojë ofertat nga klubet e tjera. "Aventura ime te Kotbuz ka përfunduar", deklaroi mesfushori 32-vjeçar. "Kam oferta nga Bundesliga 1 dhe Bundesliga II, por ende asgjë konkrete. Edhe disa skuadra që luajnë në kampionate të tjera europiane kanë shfaqur interes",është shprehur Skela.
Dy klubet që i janë shtuar listës së klubeve të cilat ndjekin me vëmendje situatën e Skelës janë zviceranët e Bazelit dhe Arminia Bielefeld.
Dy klubet që i janë shtuar listës së klubeve të cilat ndjekin me vëmendje situatën e Skelës janë zviceranët e Bazelit dhe Arminia Bielefeld.