E Shtunë, 31 Tetor 2026

NASA, prova për ekzistencën e vrimës së zezë

Një teleskop i NASA-s ka regjistruar prova të ekzistencës së vrimës së zezë me moshën më të re të zbuluar ndonjëherë. Ky zbulim ofron një mundësi unike për të ndjekur lindjen dhe fazat e para të ekzistencës së një prej objekteve qiellore më misterioze. Të dhënat e mbledhura nga teleskopi i NASA- Chandra ofrojnë vetëm prova jo-të drejtpërdrejta.

Megjithatë shkencëtarët thonë se ka rëndësi të nënvizohet fakti se dihet me ekzaktësi koha e lindjes së kësaj vrime. Astronomi Gus Johnson ishte i pari që e zbuloi shpërthimin masiv që u pagëzua me emrin Supernova 1979C. Që nga ai moment, studimet që pasuan zbuluan se supernova ishte një burim i fuqishëm rrezesh X, që janë tipike të vrimave të zeza.

Këto vrima kanë përmasa gjigande dhe forcë rëndese aq të madhe, sa që nuk lejojnë as daljen e dritës. Ato shpesh formohen në përfundim të ekzistencës së një ylli. Kur një yll ka konsumuar energjinë e tij atomike, bërthama e tij shpërbëhet dhe kthehet në supernova.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›