NATO-1968: Shqipëria e rrezikuar nga sovjetikët
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Donald H. Louchheim
Uashington Post, nga Brukseli,korrespondent i shërbimit të jashtëm
13 nëntor, 1968. Pikëpyetjet e qëllimeve që ka Bashkimi Sovjetik pas pushtimit të Çekosllovakisë, kanë përgatitur një sërë planesh pasigurie dhe një këndvështrim të ri politik dhe ushtarak brenda gjirit të Organizatës Veriore Atlantike (NATO)-s. Burime të informuara thonë se këto raporte speciale, top-sekrete, shqyrtojnë mundësinë e një ndërhyrjeje të Bashkimit Sovjetik në vende si Shqipëria, Jugosllavia, Finlanda apo Austria, shtete që quhen “zonat gri” në zhargonin aktual të NATO-s, sepse ato shtrihen jashtë të dyja blloqeve, si perëndimore ashtu edhe lindore ushtarake. Këto raporte do të jenë në qendër të diskutimeve gjatë takimit triditor në nivel ministror të Aleancës Atlantike që nis këtë të enjte këtu në Bruksel. Ata do të planifikojnë rast pas rasti serinë e reagimeve politike dhe ushtarake që duhet të ndjekë NATO, nëse sovjetikët vijojnë pushtimin e vendeve të tjera gjetiu. Çdo viktime të mundshme të një mësymjeje të re të Bashkimit Sovjetik i është bërë një analizë e veçantë për strategjinë dhe rëndësinë politike që i kanoset sigurisë perëndimore, ndërsa çdo “zone gri” i është vendosur dhe përparësia përkatëse. Zyrtarët e NATO-s shpjegojnë se arsyeja e përpilimit të këtyre raporteve, është doktrina e re sovjetike që i siguron Moskës të drejtën për të ndërhyrë në vendet komuniste, ku “socializmi” mendohet të jetë me të vërtetë në rrezik. Kjo doktrinë, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Manilo Brosio, ka krijuar një “ndjenjë paralajmërimi dhe pasigurie” në Evropë. Në konferencën e tij për shtyp në prag të takimeve në rang ministror të NATO-s, Brosio tha se “situata ishte përkeqësuar” që prej pushtimit të Çekosllovakisë. Ai shtoi më tej se edhe nëse të gjitha trupat ruse do të tërhiqeshin prej andej, atje do të ekzistonte ende shqetësimi për shkak të rolit të ri të shpallur të Moskës, si përgjegjësja kryesore e “Republikave Komuniste”. Edhe pse detajet e këtyre raporteve të reja janë mbajtur të fshehta, fakti që Mbrojtja e NATO-s dhe ministrat e Jashtëm, do të diskutojnë shtet për shtet edhe zonat që janë jashtë aleancës tradicionale të saj, tregon haptazi ndryshimin dramatik që kjo organizatë ka pësuar nga vitet e shkuara. Në takimin e fundit në nivel ministror në dimër, shumë nga pjesëtarët e vendeve anëtare insistuan që NATO të kufizonte studimet ushtarake dhe masat paraprake të mbrojtjes deri në zonën e përshkruar në statutin e tyre. Marrja parasysh e një kërcënimi të mundshëm sovjetik në një vend si Jugosllavia ishte e paimagjinueshme përpara krizës çekosllovake. Disa anëtarë të NATO-s, veçanërisht Greqia dhe Turqia, përkrahën idenë që ministrat të paralajmëronin publikisht Rusinë që të mos merrte hapa të mëtejmë kundër sovranitetit të vendeve të tjera. Sidoqoftë, ky propozim u kundërshtua fuqishëm nga Franca, Kanadaja dhe Danimarka. Diplomatët e NATO-s besojnë se pyetja se si do të shprehet interesi për të parandaluar një lëvizje tjetër të Bashkimit Sovjetik në “zonat gri”, do të jetë çështje parësore në takimet e nivelit ministror. Ky sesion në nivel ekzekutivi, është takimi i parë formal i rangut të lartë të aleancës, që prej pushtimit të Çekosllovakisë. Takimi i këtij niveli, zhvillohet zakonisht në dimër gjatë muajit dhjetor, por këtë vit anëtarët e NATO-s vendosën të mblidheshin më herët për të nënvizuar shqetësimin e tyre për Çekosllovakinë. Ky takim do të vërë theksin në shtimin e forcës ushtarake të aleancës për ta fuqizuar më tepër atë, për të shtuar pajisjet dhe siguruar rritjen e standardeve të gatishmërisë deri në nivelin e planifikuar. Vitet e fundit, virtualisht të gjithë anëtarët e aleancës kanë dështuar të përmbushin detyrat e kësaj organizate. Burime të informuara thonë se shpenzimet e përgjithshme ushtarake të NATO-s, pritet të rriten vitin e ardhshëm nga 400 deri në 500 milionë dollarë amerikanë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë insistuar që partnerët e tyre evropianë të mbajnë peshën kryesore të ngarkesës së gatishmërisë. Ndërsa kontributi normal i Amerikës në aleancë, arrin në total 25 për qind. Uashingtoni ka raportuar kufizimin e pjesëmarrjes së tyre në nivel gatishmërie në 10-15 % ose 50 milionë dollarë. Mes lëvizjeve të tjera të parashikuara të SHBA-së, është dhe afrimi i datës së tërheqjes së 15.000 trupave të saj nga Gjermania Perëndimore vitin e ardhshëm. Uashingtoni është gjithashtu gati për të përmirësuar gatishmërinë e tre divizioneve të tyre ushtarake që do të mbështesin në çdo moment trupat e NATO-s. Këto divizione që tani veprojnë me vetëm 85 për qind të kapacitetit të tyre, do të arrijnë deri në nivelin e lejuar 95 %.
Ky lajm është publikuar: 16/04/2009