E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO: Maqedonia të fokusohet më shumë në sigurinë rajonale

17-02-2013 / “Southeast European Times”

Fokusi i presidencës së Maqedonisë në Grupin e Adriatikut do të jetë përparimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe forcimi i ofertave të vendeve anëtare të NATO-s. Grupi, i cili është përbëhet nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe Bosnjë e Hercegovina (BiH) lehtëson takime të shpeshta dhe kontakte të qëndrueshme. Antonio Milloshoski, ish-ministri maqedonas i punëve të jashtme, tha se baza e grupit është interesi i përbashkët rajonal në anëtarësimin në NATO. Dy anëtarët e grupit - Shqipëria dhe Kroacia - janë tashmë anëtare të aleancës. "Me anëtarësimin në NATO të Kroacisë dhe Shqipërisë, grupi forcon zërin e tij të brendshëm. Këto dy vende lobojnë për vendet e tjera në rajon", tha Milloshoski. "Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, unë mendoj se ftesa për të qenë pjesë e këtij bashkëpunimi, të përfshirë në konferencat e Grupit të Adriatikut, mund të kontribuojë në marrëdhëniet bilaterale midis Beogradit dhe Prishtinës", tha Milloshoski. Sipas ish-ministrit të mbrojtjes të Maqedonisë Vllado Buçkovski, prioritet i grupit në periudhën e ardhshme është që të përshpejtojë integrimin e tre vendeve të mbetura në NATO. "Në gjashtë muajt e ardhshëm, Maqedonia duhet të kryejë seriozisht detyrën e saj dhe të tërheqë anëtarët e tjerë të mundshëm të NATO-s [në rajon]," tha Buçkovski. Një nga projektet më të mëdha për grupin është të implementojë një qasje rajonale ndaj hapësirës ajrore të mbrojtjes, e cila do të mundësojë një shkëmbim informacioni për mbikëqyrjen e hapësirës ajrore. "Burimet e mbrojtjes të hapësirës ajrore të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi janë të kufizuara ... ne duhet të mbështetemi në përvojën e vendeve të Baltikut që kanë një koncept të përbashkët të mbrojtjes. Njësia e mbrojtjes nga ajri e këtyre vendeve duhet të ketë patrullimi i përbashkëta", tha Buçkovski. Bashkëpunimi i Grupit të Adriatikut është implementuar përmes projekteve të ndryshme, duke përfshirë edhe stërvitje ushtarake, trajnime të forcave speciale dhe shërbime të përbashkëta për sigurinë. "Ambicia e Grupit të Adriatikut për t’u bashkuar me NATO-n tregon gatishmërinë e tyre për të ndarë përgjegjësinë ndaj sigurisë. Pas vitesh lufte civile dhe mungese stabiliteti rajonal, ishte i nevojshëm zbatimi i mekanizmave të interesit të sigurisë në aleancë. Bashkëpunimi midis vendeve të Ballkanit në Kabul të Afganistanit është një shembull unik i bashkëpunimit", tha Aleksandar Radiç, një analist ushtarak në Beograd.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›