E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Regjimi i Gadafit ka rënë

Zëdhënësi i NATO-s, koloneli Roland Lavoie, tha sot se është e drejtë të thuhet se Tripoli është thjesht i dominuar nga forcat kundër Gadafit.

Kjo deklaratë vjen pasi rebelët thanë se janë duke avancuar në Tripoli dy ditë më parë. Por, forcat qeveritare thonë se janë duke fituar betejën kundër kryengritësve.

Luftimet vazhdojnë gjatë gjithë ditës, ndërsa mësohet se trupat opozitare po i afrohen tunelit ku ka qëndruar javët e fundit Gadafi. Ndërkohë, NATO-ja ka hedhur pesë raketa gjatë ditës së sotme mbi Tripoli, duke mbështetur kryengritësit. /Start/

                                                                                             2011-08-23 14:34
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›