E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, Shqipëria në pritje të firmës greke

Greqia, do të jetë vendi i fundit që do të ratifikojë protokollin e anëtarësimit në NATO të Shqipërisë. Pas ratifikimit nga Portugalia, Greqia dhe Holanda janë dy shtetet anëtare të NATO-s që megjithëse janë shprehur pro Shqipërisë në NATO, nuk e kanë dhënë ende "OK" zyrtarisht. Senati i Holandës pritet të ratifikojë këtë të martë protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë bëri të ditur se ky ratifikim është përfshirë në rendin e ditës së seancës së datës 17 shkurt 2009. Pas vizitës së ministres së Jashtme greke, Dora Bakojanis në Shqipëri, Tirana zyrtare është më e qetë përballë faktit se Greqia nuk do të bëhet asnjë pengesë që Shqipëria të jetë anëtare me të drejta të plota të strukturës së Atlantikut të Veriut.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›