E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmshpërblim për familjarët e të pushkatuarve pa gjyq

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zhvilloi një vizitë në Kelmend të Shkodrës në përkujtim të 64-vjetorit të kryengritjes antikomuniste. Kryetarja e Kuvendit e cilësoi këtë si një ditë të madhe reflektimi. "Në ligjin për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë do të përfshihen edhe familjarët e atyre që janë pushkatuar pa gjyq", u shpreh Topalli. Duke e cilësuar këtë datë të shënuar si një ditë të madhe reflektimi, Kryetarja e Kuvendit theksoi se kjo qeveri është e angazhuar plotësisht jo vetëm të respektojë këtë kategori martirësh, por dhe të nderojë kujtimin e tyre si pjesë e ndritur e historisë së Shqipërisë. "Unë, shpreh keqardhjen që Edi Rama dhe një pjesë e Partisë Socialiste nuk gjejnë kurajën të kërkojnë falje, nuk gjejnë kurajën të dënojnë krimet e komunizmit. Kjo është një dhimbje e madhe. Këtë e them për krerët e Partisë Socialiste që e kanë të vështirë të ndahen nga e kaluara dhe jo për atë pjesë të shoqërisë që ata përfaqësojnë", u shpreh Topalli. Ky përkujtim, vijoi Kryetarja e Kuvendit, është një ditë e veçantë jo vetëm sepse është moment reflektimi, por edhe pasi koincidon me vetëm dy ditë distancë para një feste shumë të madhe, që është një vjetori i pavarësisë së Kosovës. "Kjo është një ditë e madhe për të gjithë ne dhe ne jemi shumë optimistë për të ardhmen e saj", theksoi Topalli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›