Shembulli, sa paguan biznesi i vogël me sistemin e ri
Ministria e Financave ka sqaruar edhe një herë opinionin publik lidhur me aplikimin e taksës së sheshtë për biznesin e vogël dhe implikimet e mundshme mbi të. Sipas Financave, biznesi ‘x‘ është i regjistruar si subjekt i taksës vendore mbi biznesin e vogël dhe realizon një xhiro vjetore prej 7 milionë lekësh. Taksa vendore mbi biznesin e vogël llogaritet duke shumëzuar xhiron vjetore me shkallën tatimore prej 1.5 përqindësh dhe paguhet në katër këste të barabarta për çdo tremujor. Subjekti ‘x‘ duhet të paguajë pranë komunës a bashkisë një taksë vjetore të barabartë me 7 milionë x 1.5 për qind = 105.000 lekë. Me përfundimin e vitit kalendarik, subjekti duhet të dorëzojë pranë degëve të Tatimeve një pasqyrë të të ardhurave dhe shpenzimeve dhe të llogarisë fitimin e tatueshëm e më tej tatimin përfundimtar. Të supozojmë se subjekti ynë ka 6 milionë lekë shpenzime të zbritshme, ku përfshihet kostoja e mallrave dhe shërbimeve të blera, pagat, sigurimet shoqërore, qiratë, faturat e energjisë, telefonisë, amortizimin e aktiveve të qëndrueshme dhe çdo shpenzim tjetër të lejuar nga ligji. Diferenca mes të hyrave gjithsej dhe shpenzimeve të zbritshme na jep të ardhurat e tatueshme, të cilat në rastin tonë do të ishin 7 milionë lekë - 6 milionë = 1 milion lekë. E ardhura e tatueshme po të shumëzohet me shkallën tatimore prej 10 përqindësh na jep tatimin real mbi të ardhurat personale që duhet të paguante subjekti: 1 milion lekë x 10 për qind = 100.000 lekë. Por ndërkohë subjekti ka parapaguar 105.000 lekë pranë bashkive dhe komunave, të cilat janë të zbritshme nga tatimi real. Në rastin tonë, subjekti ka 5 mijë lekë më shumë sesa duhet, ndaj ligji thotë se në këtë rast, subjektit i lind e drejta për të kërkuar rimbursim për tatimin e paguar tepër.
TAB
PËRSHKRIMI VITI 2007 VITI 2008 VITI 2009
TAKSË E GJELBËR 9000 18,000 36,000
TAKSË TABELE 1500 1,500 1,500
TARIFË PASTRIMI JO FAMILJAR 70000 75,000 80,000
TOTALI I VITIT 80,500 94,500 117,500
TAB
PËRSHKRIMI VITI 2007 VITI 2008 VITI 2009
TAKSË E GJELBËR 9000 18,000 36,000
TAKSË TABELE 1500 1,500 1,500
TARIFË PASTRIMI JO FAMILJAR 70000 75,000 80,000
TOTALI I VITIT 80,500 94,500 117,500