NATO dhe anti-amerikanët

Nga Robert PAPA
Në Konferencën e San Franciskos, në vitin 1945, kur u firmos Karta e Atlantikut, Hoxha nuk u ftua. Nacionalistët shqiptarë në mërgim, me Mithat Frashërin i shkruanin Departamentit Amerikan të Shtetit, se njihnin Kartën dhe se në Shqipëria ka pasur edhe forca të tjera që luftuan kundër nazi-fashizmit dhe jo vetëm partizanët e Hoxhës. Amerikanët pranuan kritikimin e Komitetit Shqipëria e Lirë, por jo zi Qeveri në Mërgim. Por Uashingtoni nuk kishte shumë besim te ata, por i shikonte si një zë në qeverinë e re pa Hoxhën. Me kërkesën e Parisit, sekretari i Shtetit u bind se Hoxha duhej hequr, por duhej gjetur dikush jo nga këta emigrantë, të cilët Hoxha i quante kriminelë lufte.
Diversantët ishin të dërguarit e CIA-s dhe u stërvitën në disa baza të NATO-s në Gjermani dhe Maltë, madje edhe në Qipro. Uashingtoni nuk kishte besim as te Zogu, por do donin një Shqipëri ndryshe, pasi detyruan Titon dhe Athinën të pranonin Pavarësinë e Shqipërisë. NATO-n e kanë dashur nacionalistët e tash vrapojnë të gjithë të tregohen sa më shumë servilë. Mbase ka ardhur koha që NATO të dalë në pension, se misioni i saj tashmë ka mbaruar dhe është kthyer në një grupim për tragjedi natyrore dhe ndërhyrje lokale. Regani me Gorbacovin ranë dakord që të shkrihej si NATO dhe Pakti i Varshavës por Uashingtoni u tregua i pabesë. Ka shumë gjasa që 5 shtete perëndimore të kenë një grupim të ri ushtarak dhe ne të jemi pjesë e NATO-s së kategorisë së dytë, por për ne edhe kjo nuk është pak. NATO, sa mirë të mos kemi frikë se na sulmon si Athina e si Beogradi.