E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, ishte dënuar për vrase, prangoset pas 11 vitesh i riu

Policia e Vlorës ka arritur të vërë në pranga një 31- vjeçar nga qyteti i Vlorës, i cili ishte dënuar me 25 vjet heqje lirie për një vrasje të kryer rreth 11 vjet më parë, përpara pallatit të sportit. Prej 11 vitesh ai jetonte në liri, por ditën e djeshme është lokalizuar nga forcat blu, të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e tij dhe shoqërimin në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë, për tu transportuar në një burg tjetër ku do ti duhet të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata. Bëhet fjalë për shtetasin Sokol Sinamataj,  31 vjeç, lindur dhe banues në lagjen Hajro Cakërri të qytetit bregdetar. Ndërsa ngjarja për të cilën ai ishte dënuar, ka ndodhur në vitin 1998, kur shtetasi Sinamataj ka vrarë shtetasin Elton Tato. Pasi është gjuajtur disa herë me pistoletë, shtetasi Tato ka ndërruar jetë ndërkohë që shtetasi Sinamati ka mundur të largohet prej vendngjarjes. Më pas ai ka udhëtuar dhe jetuar për disa vjet në disa vende të ndryshme të Europës, duke iu shmangur drejtësisë shqiptare. Ndërkohë që gjykimi i tij ka vazhduar në mungesë dhe nga ana e gjykatës së shkallës së parë ai ka marrë dënimin me 25 vjet heqje lirie, dënim që i duhet tashmë ta vuajë në një nga burgjet e sigurisë së lartë shqiptare. Burime nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë pohojnë se asnjë dosje që ka kaluar në këtë prokurori dhe nuk është zbardhur ende ose për shumë arsye nuk është zbatuar, do të gjejë zbardhje dhe se asnjë krim i ndodhur në këtë qytet nuk do të kalojë në heshtje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›