E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO-ja dhe Rusia bien dakord të rifillojnë bashkëpunimin ushtarak



Pas ndërprerjes së bisedimeve mes Moskës dhe Aleancës Euroatlantike që prej konfliktit në Gjeorgji, duket se do të rinisin marrëdhëniet e bashkëpunimit. Vetë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, tha se NATO-ja dhe Rusia janë pajtuar që ta vazhdojnë bashkëpunimin ushtarak. Kjo deklaratë u bë pasi ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, janë takuar për bisedime në ishullin Korfus të Greqisë, ku po mbahet takimi informal i Ministrave të Jashtëm të OSBE-së. Ky takim ishte i parë i një niveli kaq të lartë që prej ftohjes që pasoi në raportet mes tyre në kohën e luftës së Rusisë me Gjeorgjinë.

29 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›