Protestat në Iran, 2000 të prangosur dhe qindra të zhdukur
Grupe për të drejtat e njeriut thonë se mbi 2 mijë njerëz ende janë të burgosur dhe qindra të tjerë janë të zhdukur në Iran, që prej nisjes së konflikteve mes autoriteteve shtetërore dhe protestuesve që mbështesin opozitën. Duke folur në një protestë në Paris, Karim Lahigji, nga Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, me seli në Paris, tha se qindra njerëz janë të zhdukur, “bazuar në informacione të pavarura”. Ndërkaq, raportohet për arrestime të njëpasnjëshme të mbështetësve të kandidatit presidencial të opozitës, Musavit. Që prej përfundimit të procesit të zgjedhjeve pak javë më parë, janë ekzekutuar me dhjetëra persona që mbështesin opozitën.
29 Qershor 2009