NATO kërkon partneritet strategjik me Rusinë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, tha se Aleanca dëshiron një partneritet të vërtetë dhe strategjik me Rusisë. Deklarata e tij u bë pas acarimit të Moskës rreth planeve amerikane për ndërtimin e mburojës raketore në Europën Lindore. Presidenti rus, Dimitri Medvedev, paralajmëroi mbi një epokë të re të Luftës së Ftohtë nëse Rusia dhe Perëndimi dështojnë të arrijnë një marrëveshje mbi mbrojtjen raketore. Deri tani Moskës i janë refuzuar propozimet për mbrojtje të përbashkët raketore. Rasmusen tha dje se Aleanca do të propozojë dy sisteme të pavarura bashkëpunuese, një të NATO-s dhe një të Rusisë.