E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatos Nano: Rikthimi im në politikë? Anijet e vjetra s’e lënë detin kollaj!

30-06-2011 / Gazeta 55

Ish kryetari i Partisë Socialiste dhe njëherazi lideri historik i kësaj force politike, Fatos Nano, paralajmëron një rikthim të fuqishëm në politikë. I larguar nga skena politike afro 2 vjet më parë që prej përfundimit të mandatit të tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, z.Nano asnjëherë s’ka refuzuar rikthimin e tij, por situata e pafavorshme në Partinë Socialiste dhe delikatesa drejtuese e kësaj të fundit, kanë bërë që Nano të rezervojë për një kohë tjetër come back-un.


Por, pas zgjedhjeve vendore të 8 majit, ku PS humbi dukshëm testin elektoral, duket se ish kryetari socialist mendon ndryshe, dhe një rikthim i tij në skenën politike s’do ishte aspak e papritur. Pikërisht, për angazhimin e tij në politikë, përmes batutave z.Nano gjatë një aktiviteti me studentë në Tiranë, ka lënë të kuptohet se s’mund të largohet lehtë prej saj, dhe se shumë shpejt mund të t’i rikthehet politikës.


“Besoj se pavarësisht nga rrethanat që thuhen dhe përjetohen, besoj se ua ka shpjeguar profesori që, edhe anijet e vjetra nuk e lëshojnë detin kollaj”- është shprehur Nano.


I përfolur si një nga kandidaturat e mundshme për President në zgjedhjet e vitit 2012, Fatos Nano nuk e ka fshehur ambicien ndonëse është mjaftuar si gjithnjë në lidhje me këtë temë, jo duke pohuar, por me një përgjigje mes rreshtave. Në aktivitetin ku z.Nano ishte i ftuar si lektor i Masterit nga një Universitet privat në Tiranë ku u shfaq publikisht përkrah Lulzim Bashës, ishin të pranishëm edhe deputetët socialistë Marko Bello dhe Kastriot Islami. Ky i fundit ka rënë në sy për shkak të mungesës së gjatë në aktivitetet politike të Partisë Socialiste.


Z.Nano, a keni ndonjë koment për situatën politike në vend? Për garën e Tiranës nuk kemi ende një fitues zyrtarë...


Nuk besoj se ka ndonjë gjë të paqartë që prisni ta sqaroj unë...


Që do të thotë...


Që do të thotë se unë nuk besoj se mund të shtoj ndonjë gjë në atë që, të gjithë duhet të shtojnë: respektin për institucionet, gjithashtu edhe ato zgjedhore.


Z.Nano, do të jeni pjesë e garës për zgjedhjet Presidenciale të vitit 2012?  


Mendoj se është shumë shpejt për të bërë pyetje kaq të mëdha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›