E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi Dinamo-Partizani, një finale e parakohshme

• Tetë skuadrat çerekfinaliste do të zbresin sot në fushë për të luajtur takimet e para të këtij turi për Kupën e Shqipërisë.Dy pretedentet kryesore për titullin kampion, Dinamo e Partizani, do të përballen (“Selman Stërmasi”, ora 15:00) në atë që është edhe sfida më intriguese e kësaj faze. Një sfidë tërheqëse, që pas takimit të kthimit, më 12 mars, do të largojë detyrimisht ose rekordmenët e Kupës së Shqipërisë, Partizanin (15 trofe) ose Dinamon. Një finale e parakohshme midis dy ekipeve më të mira për momentin, aq më tepër kur të kuqtë vijnë në përballjen me “Blutë” pas fitoreve në kampionat me dy rivalët e përjetshëm kryeqytetas. Partizani, që e ka fituar për herë të fundit Kupën e Shqipërisë pikërisht kundër Dinamos në edicioni 2003-2004, ndodhet në kampionat tre pikë larg formacionit të Ilir Dajës kur kanë mbetur në lojë edhe 33 pikë nga përfundimi i sezonit. Dy ekipet do të përballen midis tyre në javën e fundit të kampionatit dhe gjasat janë se do të jetë pikërisht ai takim i javës së 33-të që do të japë verdiktin edhe për emrin e kampionit të ri. Në fakt, asnjë nga drejtuesit e lartë të dy klubeve, nuk e dëshironte këtë përballje në këtë fazë të hershme të Kupës së Shqipërisë, por fati i vendosi si pasojë e renditjeve të sezonit të kaluar në kampionat. Sfidat e tjera Tirana, edhe pse ndodhet në krizë besimi, do të ketë një përballje të lehtë kundër një Kastrioti (befasues me eliminimin e Flamurtarit), dhe që është rikthyer sërish në duart e trajnerit Ramazan Ndreu pas dorëheqjes së Vasil Bicit. Bardheblutë, 13-herë fitues të Kupës së Shqipërisë ( e fundit në vitin 2006), janë fokusuar tërësisht në fitimin e këtij trofeu pas dorëzimit në kampionat. Besa, fituesja në fuqi do të përballet në Kavajë pikërisht me skuadrën që e mundi katër ditë më parë, Vllazninë. Elbasani, pas atij kualifikimi dramatik me Shkumbinin dhe relaksit me Besëlidhjen e ka karikuar plotësisht veten kundër Teutës. Të gjitha këto skuadra, me përjashtim të Kastriotit, e shohin trofeun e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri e shohin si të vetmen portë të sigurt për të dalë në brigjet evropiane.Kupa e ShqipërisëTuri çerekfinal5 mars 2008Kastrioti-Tirana (Në Laç)Gjyqtar: Shkëlqim GuçeElbasani-Teuta Gjyqtar: Lorenc JeminiBesa-Vllaznia Gjyqtar: Kridens MetaDinamo-Partizani Gjyqtar: Sokol JareciNdeshjet fillojnë në orën 15:00Takimet e kthimit, 12 mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›