E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA, Lakers mbrojnë titullin e kampionit

"Los Angeles Lakers" ka fituar kampionatin e NBA-së për të dytën herë radhazi pasi mposhtën me rezultat 83-79 rivalin e finales, Boston Celtics, në ndeshjen e shtatë finale.
Triumfi i sjell Lakers titullin e 16-të të kampionit në histori dhe të 11-tin rekord trajnerit të këtij ekipi Phil Jackson. Lakers po ashtu bëhet ekipi i parë që mbron titullin e NBA-së që kur e kishin fituar atë tre herë radhazi nga viti 2000.
Kobe Bryant përfundoi ndeshjen me 23 pikë, derisa Ron Artest shënoi 20 gjatë një paraqitje të shkëlqyeshme. Spanjolli Pau Gasol kontribuoi me 19 pikë.
Me këtë fitore "Los Angeles Lakers" i hakmerret Boston Celtics, pasi ky i fundit kishte dalë fitues në finalet e vitit 2008.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›