E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA Lejkersat thyejne Oklahomen

Los Anxhelos Lejkërs ishin në prag të një tjetër humbjeje dhe kjo do të kishte vendosur fatin e përballjes ndaj Oklahomës së fortë në plej ofin e NBA-t. Por, Kobi Brajant tregoi veten pikërisht atëherë kur duhej dhe Liqenasit morën fitoren në fushën e tyre, duke ngushtuar diferencën e ndeshjeve në 1-2.

Brajant shënoi 36 pikë, në fitoren 99-96 të skuadrës kaliforniane, e cila do të vazhdojë të jetë në këtë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore pa epërsinë e faktorit fushë. Brajant kapi edhe 7 topa në tabela dhe shërbeu 6 asistë, ndërsa Oklahoma u udhëhoq nga lojtari i saj më i mirë, Kevin Durant që shënoi 31 pikë. Lejkërsat e arritën fitoren falë gjuajtjeve të lira, duke shënuar 41 nga 42 gjithsej dhe ky është rezultati i dytë më i mirë i të gjitha kohëve në historinë e NBA-t. Ndeshja e katërt do të luhet po në Los Anxhelos sonte gjatë natës.

Në gjysmëfinalen tjetër, atë të vlefshme për Konferencën Lindore, Bostoni ishte pranë suksesit të tretë, por në të kundërt skuadra vendase, Filadefia arriti të festonte në fund. Suksesi 92-83 bëri që gjysmëfinalja të barazohej në 2-2.

Sëlltiksat ishin në epërsi deri në 18 pikë gjatë gjysmës së dytë të takimit, por nuk ia dolën të mbaheshin deri në fund, ndërsa për Siksersat nuk pati ndonjë lojtar tepër të dalluar. Iguodala e Tërner shënuan nga 16 pikë, ndërsa Uilliams realizoi 15. Tek Bostoni, Pol Pirs shënoi 25, Kevin Garnet kapi 11 topa në tabela dhe Rejxhën Rondo dha 15 asistë. Ndeshja e pestë luhet të hënën në Boston.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›