Milani duhet ta mbajë Ibrahimoviçin

Paolo Maldini ka paralajmëruar ish klubin e tij Milan se duhet ta mbajë Zlatan Ibrahimoviçin edhe Thiago Silvan nëse synon të fiton tituj në sezonin e ardhshëm.
“Nëse dëshironi të fitoni tituj, atëherë nuk mund ti arrini pa Silvan dhe Ibrahimoviçin. Nëse objektivi është për të balancuar financiar, atëherë ju mund të sakrifikoni njërin prej tyre”, deklaroi ish mbrojtësi i Milanit, i pensionuar nga futbolli më 2009.
43 vjeçari debutoi me Rossonerët në moshën 16 vjeç dhe kaloi gjithë karrierën e tij me gjigantin milanez.