E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sneijder garanton qëndrim në Inter

Wesley Sneijder ka distancuar veten nga spekulimet rreth largimit të tij nga Inter gjatë afatit kalimtar të verës.

Holandezi vazhdon të jetë objektiv i gjigantëve të Premierligës përfshirë Manchester Cityn, Chelsea, Manchester Unitedin dhe Arsenalin. Mirëpo, ai ka insistuar se është i lumtur në Giuseppe Meazza.

“Jam i lumtur në Inter dhe ndihem pjesë e një grupi të bashkuar. Fjalët nga presidenti Moratti më kanë gëzuar, jam i sigurt se vitin tjetër do të arrijmë rezultate shumë më të mira ndërsa edhe do të jemi më të përforcuar”, deklaroi Sneijder për mediet holandeze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›