E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totti, ikona e fundit në Itali

Francesco Totti ka pranuar se është “prekur” nga lamtumirat e futbollistëve si Alessandro De Piero, Alessandro Nesta, Gennaro Gattuso e të tjerë, por shpreson të vazhdon të luajë ende.

Kapiteni i Romës është i vetmi ‘flamur’ i një klubi nga Serie A pasi Del Piero, Pippo Inzaghi, Gattuso, Nesta dhe Marco Di Vaio janë përshëndetur me skuadrat e tyre përkatëse.

“A jam flamuri i fundit në futbollin italian ? Fatkeqësisht po, por shpresoj të luaj edhe për një kohë të gjatë. Jam prekur shumë kur i kam parë duke qarë. Mendoja në vetë se kjo më pret edhe mua, sepse kjo është gjenerata ime që po largohet. Mendoj se Del Piero do të transferohet në Amerikë para Premierligës”, deklaroi Totti për TG1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›