Fatin e Lavezzit e përcakton dëmshpërblimi

Pas spekulimeve rreth interesimit nga Paris Saint-Germain dhe Anzhi për sulmuesin Ezequiel Lavezzi, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka theksuar se fati i argjentinasit do të përcaktohet nga dëmshpërblimi në kontratën e tij me klubin.
Lavezzi mund të largohet për rreth 31 milionë euro.
“Lavezzi ka dëmshpërblim në kontratën e tij dhe fati i tij është i lidhur me të. Ai nuk është i kërkuar vetëm në Itali dhe Francë por edhe në Angli, Gjermani dhe Rusi”, deklaroi De Laurentiis për Corriere dello Sport.