E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redknapp e refuzoi Blackburnin

Harry Redknapp nuk do të jetë menaxher i Blackburnit. Trajneri anglez i ka përgënjeshtruar zërat që e qonin drejt Rovers.

“Blackburni nuk bën për mua”, ka thënë ish menaxheri i Tottenhamit, që shihej si kandidati kryesor për ta marrë në dorë ekipin nga Championshipi anglez, që synon të rikthehet në Premierligë.

Ndërkohë, mbetet në lojë opsioni Diego Armando Maradona, të cilin e dëshirojnë drejtuesit e klubit anglez në krye të shtabit teknik. Pritet që gjatë kësaj jave të bëhet i ditur emri i menaxherit të ri të Blackburnit, pas shkarkimit të trajnerit të deritashëm Steve Kean.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›