Rikthim sensacional i Arsenalit

Në lojën shtesë, ekipi i Arsene Wengerit arriti të fitojë 7:5, për të kaluar në turnin e radhës.
“Ishte një lojë e pabesueshme, jam absolutisht i mahnitur për momentin. Kemi realizuar shtatë gola jashtë shtëpisë, është një gjë e mirë kjo. Ndoshta në aspektin defanzive nuk ishim shumë mirë, por e rëndësishme është se shënuam shumë gola”, deklaroi për Sky Sports 2 sulmuesi i djathtë Theo Walcott, i cili realizoi tre gola.
“Ne kaluam nga dizastrin në krenari, sepse u rikthyem në pjesën e dytë, pas një paraqitjeje të shkëlqyeshme. Në një moment, ne e kishim vetëm shpresën, sepse nuk dukej se mund të bënim diçka. Mirëpo, paraqitjen dizastër të pjesës së parë e lamë prapa krahëve dhe në fund arritëm fitores për mbamendje”, theksoi menaxheri Arsene Wenger. Arsenali e arriti çerekfinalen për herë të dhjetë rresht.