NBG ndër bankat më të sigurta në Europë
Banka Kombëtare e Greqisë sh.a. (NBG Bank) mori pjesë në Testimin e Gjerë të Stresit të Bankave Europiane, të koordinuar nga Autoriteti Europian i Bankave (EBA) në bashkëpunim me Bankën e Greqisë, Bankën Qendrore Europiane, Komisionin Europian dhe Bordin e Riskut Sistematik Europian. Testi i stresit u krye në 91 banka që përfaqësojnë më shumë se 65% të aseteve totale bankare në BE. Ky ushtrim synonte vlerësimin e elasticitetit të përgjithshëm të bankave europiane ndaj skenareve të kundërta të veçanta dhe aftësisë së tyre nën supozime ekstreme për të përballuar situata të vështira. Supozimet dhe metodologjia e aplikuar në test janë krijuar për të vlerësuar përshtatshmërinë e kapitalit të bankave përkundrejt një niveli të CT1 prej 5% si objektiv dhe kanë për qëllim të rikthejnë besimin në bankat e testuara. Skenari i testit të stresit ishte vendosur nga Banka Qendrore Europiane dhe mbulon një periudhë dyvjeçare 2011-2012. Testi i stresit tregon se CT1 i NBG Bank është shumë më lart se limiti prej 5% i vendosur nga EBA, qoftë edhe duke mos marrë parasysh injektimin e kapitalit shtetëror prej 350 milionë eurosh. Në këtë rast raporti Core Tier 1 do të ishte 7.7%. Rezultatet e testit të stresit tregojnë se, NBG Bank plotëson kërkesat e kapitalit të vendosur si limit për qëllimet e testit. NBG Bank do të vazhdojë të sigurojë nivelet e kërkuara të kapitalit, ndërsa në vijim do të marrë disa masa që synojnë forcimin e mëtejshëm të pozicionit të kapitalit me 1.4 miliard euro të tjera. Si rezultat i këtyre masave, raporti Core Tier 1 do të rritet me 2% deri në nivelin e 9.7%.