Dështimi i Berishës me buxhetin e 2007
Nga Ilir Beqja
Kuvendi pritet të diskutojë s’afër- mi buxhetin faktik 2007. Në vijim po jap disa vlerësime rreth këtij buxheti bazuar në çfarë qeveria ka paraqitur në Kuvend apo në çfarë raporton ...
...për të njëjtin buxhet Kontrilli i Lartë i Shtetit.
Komenti i pare është që buxheti faktik 2007 dëshmon dështimin e qeverisë për vitin 2007. Në relacion thuhet që performanca e mirë e muajve të parë të vitit 2007 coi në buxhetin suplementar të atij viti, por fakti i vitit 2007 dëshmon që në mbledhjen e të ardhurave nuk u realizua as planifikimi fillestar dhe jo më shtesa e miratuar me buxhetin suplementar. Qeveria i pati vënë vehtes objektiv që ritmi i rritjes së shpenzimeve operative të ishte më i ulët se ritmi i rritjes së të ardhurave. Fakti i vitit 2007 tregon që qeveria dështoi. Të ardhurat e mbledhura në krahasim me vitin 2006 jane rritur 9.67 %, ndërsa shpenzimet korrente janë rritur me 10.7 % kundrejt vitit 2006.
Me performancën e keqe që qeveria Berisha ka në buxhetin e vitit 2007 është e akuzuar për dëmet që i ka sjellë ekonomisë shqiptare për 500 milionë dollarë detajuar si më poshtë:
11 miliardë lekë mosrealizme në arkëtimet e të ardhurave totale të buxhetit; 14 miliardë lekë debitorë të rinj në tatime dhe dogana sipas KLSH; 850 milione lekë tejkalime në shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes; 12 miliardë lekë mosrealizim në investime; 1 miliardë lekë detyrime të papaguara ish – ushtarakëve; 450 milionë lekë dëmi i konstatuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit.
Të ardhurat
Në përqindje realizimi i të ardhurave është 95.2 % ndaj planit dhe 10.9 % më shumë se në vitin 2006. Këtë ritëm vjetor rritjeje, administrata tatimore ka prej vitit 2002.
Të ardhurat nga ndihmat
Këto te ardhura jane realizuar 32.5 % të planit dhe 5 herë më pak së në vitin 2006. Fenomeni është shqetesuar. Qeveria nuk është e aftë të ketë akses në ndihma pasi nuk i plotëson standartet dhe kushtet e donatorëve dhe shtrëngohet të marre kredi tregëtare.
Te ardhurat nga TVSH
TVSH është realizuar 100 % dhe ka rritje me 18 % kundrejt vitit 2006. Por nga analiza e strukturës së TVSH vërtetohet se kjo rritje e të ardhurave vjen nga rritja e cmimeve të importit. TVSH mbi mallrat e importuara përben 73 % të totalit të TVSH-së së mbledhur. Në TVSH e mallrave të importit ka tejkalim, ndërsa në TVSH e mallrave dhe shërbimeve vendase është realizuar në masën 90 % duke konfirmuar krizën e prodhimit vendas.
Të ardhura nga tatim fitimi
Kjo e ardhur është me mosrealizim dhe kundrejt vitit 2006 është rritur vetëm me 6 %, kur vetëm nga rritja nominale e Produktit te Brendshem Bruto duhet të rritej të paktën 9 %. Shkalla tatimore është e njëjtë për të dy vitet 2006 e 2007. Kjo konfirmon që vendi është në krizë dhe kundërshton pretendimet për rritje të lartë ekonomike.
Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale
Në këtë zë qeveria ka mbledhur 72 % më shumë se në vitin 2006. Ajo vetë e motivon këtë me zbatimin e pagave referuese si dhe me zbatimin e taksës së sheshtë.
Fakti qe pagat referuese dhanë efekt menjëherë, konfirmon shqetësimin e PS që zbatimi i vendimit do të jetë arbitrar. Formalisht vendimi thotë se zbatohet kur administrata tatimore dyshon se pagat janë ndryshe nga ato të tregut. E cuditshme se sa shpejt administrata tatimore vërtetoi dyshimet për mijra subjekte tatimpaguese?! Vetë futja a takses se sheshtë pati efekt direkt në rritjen e të ardhurave. Pagat ne intervalet 20,000 – 50,000 jane pagat e shumices se shqiptareve. Tatimi i tyre eshte rritur 2 – 3 here.
Shpenzimet
Pagat
Shpenzimet për pagat në vitin 2007 jane vetem 8.9 % më të larta se ato të vitit 2006. Duhet të kihet parasysh që në shtator 2007 filloi zbatimi i taksës së sheshtë, e cila sic shpjeguam më lart preku shumë pagat në intervalin 20,000 – 50,000. Konkretisht, taksa e sheshtë pakësoi pagën neto për pagat e intervalit të mësipërm me 4 – 5 %. Këto të dhëna rrëzojnë komplet trumpetimet e qeverisë për rritjen më të madhe të pagave. Kjo gjë konfirmohet edhe nga fakti që shpenzimet e pagave ndaj GDP që prej vitit 2003 janë në intervalin 5.1 – 5.2 %.
Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes
Nese shpenzimet ne total jane rritur me 10.4 %, ato operative dhe te mirembajtjes jane rritur me 10.7 % duke rënë ndesh me vetë objektivin e qeverise. Madje ky eshte i vetmi zë me tejkalim (përvec subvencioneve ku tejkalimi vjen nga mbështetja për KESH) për 848 milionë leke. Ky fakt rrëzon qeverinë në dietë.
Shpenzimet per investime
Janë realizuar vetëm 11 % më shumë se në vitin 2006 dhe 48 % më shumë se në vitin 2005. Ka një mosrealizim prej 11.1 miliarde leke duke krijuar shqetësime për ekonominë e vendit.
Arsim
Ne arsim, buxheti i vitit 2007 është buxheti i dështimeve të mëdha. Në arsimin bazë me paratë e vitit 2007 janë ndërtuar vetëm 130 klasa shkollash ose vetem ¾ e atyre të planifikuara. Nëse do të marrim 35 nxënes për klasë, me parate e buxhetit 2007 u është ofruar kushte mësimi vetëm 4550 nxënësve ose vetëm 0.9 % e të gjithë nxenësve që ndjekin arsimin bazë. Në arsimin e mesëm të pergjithshëm me paratë e vitit 2007 janë ndërtuar vetëm 10 klasa shkollash ose vetëm 1/5 e atyre të planifikuara. Po me 35 nxëenës për klasë, me paratë e buxhetit 2007 u është ofruar kushte mësimi vetëm 350 nxënësve ose vetëm 0.3 % e të gjithë nxënësve që ndjekin arsimin e mesëm. Rimbursimi i teksteve shkollore ka qënë nje proces i ngadalte dhe shumë i kufizuar. Fondi i rimbursimit mbulon vetëm 30 % të shpenzimeve për blerjen e librave shkollore.
Rrugët
Realizimet në ndërtimin e rrugëve të reja janë skandaloze. Për të gjithë vitin qeveria ka ndërtuar vetëm 40 km rrugë të reja. Në të gjithë vitin 2007 jane rikonstruktuar vetëm 72.9 km rrugë të tipit C2 dhe C2" (5.5 – 8 metra gjerësi), ndërsa rrugë të tipit A2’ (18 – 21 metra gjerësi) janë rikonstruktuar vetëm 900 metra. Ndërkohë që KLSH raporton që Drejtoria e Përgjithshme të Rrugëve është institucioni më shkelje të mëdha në prokurimet publike.
Shpenzimet sociale
Qeveria e kafshatës dështoi me buxhetin e vitit 2007 per te permiresuar sadopak nivelin e jetesës së shtresave në nevojë.
Ndihma ekonomike në vitin 2007 ishte mesatarisht 2,200 lekë në muaj. Në vitin 2007 u shpenzuan për ndihmë ekonomike dhe aftësi të kufizuar vetëm 5 % më shumë se në vitin 2006, ndërkohë që në gjysmën e dytë të vitit 2007 pati një rritje të ndjeshme të inflacionit. Në shpenzimet për sigurime shoqërore ku zërin kryesor e zënë pensionet, edhe pse qeveria mburret se po bën rritje që s’janë bërë kurrë më parë, qeveria ka shpenzuar 13 % më shumë se ëe vitin 2006. Qeveria dështoi në dhënien e ndihmës për zbutjen e papunësisë me anë të programeve të nxitjes së punësimit pasi angazhoi në punë vetëm 60 % të atyre që kishte planifikuar. Pagesa e papunesisë vijoi të mbetet shumë e ulët (5,240 lekë në muaj).
(d.b/Balkanweb)