NDERKOMBETARE/ Obama e Mekkein, debati për krizën
Nga Jay Salomone
Kandidatët për president, Xhon Mekkein dhe Barak Obama u përballën në një debat të dytë para presidenciale, ku ritheksuan se SHBA duhet të marrë masa ndaj krizës financiare që ka përfshirë vendin...
...pasi në rast të kundërt kapaciteti i saj do të dobësohej dhe kjo të projektohet edhe në qëndrimin e saj ndaj Rusisë, Iranit dhe vendeve të tjera që kanë lidhje direkte me të.
Në debatin e dytë presidencial të martën në mbrëmje, të dy nënvizuan se politikat e jashtme “doktrinë” kërkojnë të deformojnë demokracinë dhe i paraprijnë genocidin, por për këtë ka limite në forcën amerikane. “Duhet të përdorim forcën tonë për të parandaluar genocidin, dhe të bëjmë ç’është e mundur për të evituar këtë klimë të tmerrshme që na kanë dhënë”, - ka thënë Mekkein. “Por edhe duhet të jemi të përmbajtur me kapacitetin tonë për të influencuar pozitivisht në këtë situatë”, - shtoi ai.
“Obama u shpreh se jemi impenjuar për të ndaluar rikthimin e genocidit të kombeve si Ruanda, apo ripërsëritjen e një Holokausti, siç ndodhi ajo kundër popullit hebre”.
Por kandidati demokratik përsëriti se “nuk jemi në garë për të qenë kudo, në çdo moment”. Ngjashmëritë e dy politikanëve janë deklaratat për politikën e jashtme me kontradiktat, për divizionet luksoze të njerëzve të vendosur gjatë luftës në Irak dhe në Afganistan apo edhe taktikat e nevojshme për të frenuar vende si Irani në zhvillimin e teknologjisë bërthamore. Në lidhje me kërcënimet ndërkombëtare, Mekkein dhe Obama kanë paralajmëruar se Rusia mund të sjellë një çekuilibrim të demokracisë në Evropën Qendrore e atë lindore dhe të ndalojë naftën dhe gazin ndaj Perëndimit.
Ndërkohë, asnjë nga kandidatët nuk pranoi se bota është në prag të një lufte të re të ftohtë, duke pohuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre duhet të verifikojnë agresivitetin e Moskës ndaj shteteve të reja të Evropës dhe Azisë.
Pyetjes së moderatorit, se “Rusia me Vladimir Putin është një sëmundje e keqe”, ashtu si Presidenti Ronald Reagan, një herë karakterizoi Bashkimin Sovjetik, Obama u shpreh se: “Mendoj se ai është impenjuar në një sjellje të keqe dhe mendoj se është e rëndësishme që kemi kuptuar se me Bashkimin e vjetër Sovjetik nuk janë zhdukur të gjitha, por ka akoma impulse nacionaliteti, që për mendimin tim janë shumë të këqija”. Ndërkohë, senatori Mekkein tha se “me rusët edhe mund të negociohet, pasi ata e kanë pasur rastin për të kuptuar se ndodhen përballë një SHBA-je shumë të vendosur për të mbrojtur interesat e saj dhe të vendeve të tjera të botës.
Të dy kandidatët që shpresojnë të fitojnë garën për Shtëpinë e Bardhë, kanë shprehur frikën se nëse SHBA nuk do të marrë masa ndaj krizës financiare, kapaciteti i Uashington për të mbrojtur interesat e tij do të reduktohet. Nuk ka dyshim dhe historia na tregon se vendet që janë të forta ushtarakisht, duhet të kenë edhe një ekonomi të fortë dhe me perspektivë, thanë senatorët. Të dy shkëmbyen akuzat lidhur me krizën financiare dhe në fund deklaruan se rënia e ekonomisë do të jetë një goditje edhe për superioritetin ushtarak, ndaj në këtë pikë duhet treguar shumë kujdes.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)