Certifikatat, vetëm me ligj
Nga Bashkim Kopliku
U çmendëm me certifikatat që na kërkojnë, nga më të ndryshmet, bile dhe me fotografi. E pra ne kemi bile kemi dhe pasaporta. Kryeministri premton se me “bërjen e kartave të identitetit”, nuk do të paskemi më nevojë të dërgojmë certifikata në zyrat e administratës së shtetit tonë?! Po përse nuk duhet të fillojë ky mosdërgim që sot?! I duhet dhënë fund me ligj kësaj situate absurde.
Edhe për të ndërruar targat e automjetit, të kërkojnë “certifikatë me fotografi” (bile dhe vërtetim se je banor i aksh adrese), pavarësisht se ti ke qoftë një letërnjoftim “të lashtë”, qoftë një pasaportë “moderne”, qoftë se ke lejen e drejtimit të automjeteve, qoftë se ke lejen e qarkullimit të automjetit, qoftë se ke dokumentin e pronësisë, qoftë dhe se paraqet vetë targat e dëmtuara. Nëse duan të të identifikojnë, ata që do të të zëvendësojnë targat e dëmtuara të automjetit, nuk kanë sepse të të kërkojnë siguri më të madhe sesa të gjitha këto dokumente që i ka në dorë i njëjti njeri. Kemi diskutuar me disa miq, me profesione e shkollimet nga më të ndryshmet: asnjë nuk di të na thotë, se çfarë e bën të nevojshme këtë kërkesë të “certifikatës”, së paku teorikisht.
E supozojmë se e ke fals edhe letërnjoftimin, edhe pasaportën, edhe lejen e drejtimit të automjeteve, edhe lejen e qarkullimit, edhe dokumentin e pronësisë, edhe targat e vjetra dhe automjetin - nuk besoj se harrova gjë. Po përse mos të kesh false edhe certifikatën me fotografi? Nuk ka burrë, as edhe grua, që të na japë një përgjigje me së paku dy gramë mend. Thjesht është një absurd burokratik që synon minimumi të fetishizojë burokracinë shtetërore.
Njëri na tha një fjalë jo pa mend: Çfarë pret nga një administratë që shkruan gabim edhe titullin në anglisht të lejes së drejtimit. Vërtetë, është shkruar gabim, “Driving Licence”, në vend që të shkruhet “Driving License”. Por nuk e shpjegon as kjo problemin: kërkohen certifikatat jo vetëm nga administrata që “merret me targat e automjeteve”- që e zëmë se rastësisht paska mbledhur gjithë injorantët e Shqipërisë - por kërkohen certifikata nga një pafundësi autoritetesh të shtetit tonë.
Shembuj të tillë ka me qindra. Ku nuk të kërkojnë, në mënyrën më idiote, “certifikatën”?! Duket si një komplot mbarëshqiptar kundër logjikës, kundër bonsensit më minimal. E kjo situatë mbijeton, edhe në sfondin e teorive të “one stop”, thënë më shkoqur: të kryerjes së punëve në zyrat e administratës, me sa më pak kontakte, me sa më pak humbje kohe, pa sorollatje. Apo mos jemi para një hipokrizie kryeministrore, për të hequr vëmendjen nga realiteti i përditshëm, e na bëjnë të xhirojmë kot pas “certifikatave”?!
“Me daljen e kartave të identitetit, nuk do të ketë nevojë më për certifikatat”, premtohet nga kryeministri. Nuk kuptojmë logjikën e këtij premtimi. Përse me daljen e “kartave të identitetit” nuk do të paskësh nevojë më për certifikata? Përse qenka kaq çudibërëse “karta e identitetit”? Aq më tepër që “karta e identitetit” sikur po barazohet me pasaportën, kur përdoret shprehja “me karta identiteti ose me pasaportë” (për votimet, p.sh.).
* * *
Ka një zgjidhje. Kuvendi të miratojë një ligj fare të shkurtër, që thotë: “certifikata mund të kërkohen vetëm kur ligji shprehimisht e kërkon një gjë të tillë”. Në këtë mënyrë mbase do të përfundonte certifikato-mania. Njëherë e mirë do të ndalohej përdorimi i tyre, duke u zëvendësuar me paraqitjen e letërnjoftimit, apo të pasaportës, apo të kartës së identitetit etj. Vetëm kur këto dokumente që listuam do të mungonin, vetëm atëherë, dhe vetëm si një zgjidhje provizore, mund të kërkohej certifikata.
Mbase do të ketë ndonjë rast - nuk na bie ndërmend një i tillë - kur do të duhej se s’bën certifikatë, edhe në rastet kur ke letërnjoftim, apo pasaportë, apo kartë identiteti. Nejse, në këto raste, ligji duhet të shprehet direkt. Por ama kemi siguruar që të shkojmë në çdo zyrë dhe t’i themi burokratëve: “Të lutem më trego ligjin ku shkruhet se kërkohet certifikatë për këtë punë”. Mbase vërtetë kështu shpëtojmë nga certifikatat.
Le të shohim sesi do të reagojë Kuvendi ynë. Mbase do të shpëtojë shoqëria jonë nga miliona dollarë humbje që pëson çdo vit, nga kosto e certifikatave dhe e kohës së humbur për marrjen e tyre.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)